Besiktasi hedh në rrugë Kariusin

0
Gjigandi

Aventura e Loris Kariusit në Turqi ka përfunduar zyrtarisht. Portieri në pronësi të Liverpulit, i huazuar për dy sezone pas paraqitjes së tmerrshme në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit në Kiev 2018, njoftoi zgjidhjen e kontratës me Beshiktashin.

Klauzola e huazimit me detyrim blerjeje për 10 mln paundë pasi të përfundonte dy sezonet, nuk u aktivizua nga klubi. Pasi u ankua në FIFA për rrogat e papaguara muajin e shkuar, gjermani reagoi duke sulmuar bordin e klubit për mënyrën se si e kishin menaxhuar situatën.

“Është turp që fundi vjen kështu, por ju duhet të dini se unë bëra gjithçka për të zgjidhur këtë situatë pa probleme. U tregova shumë i duruar me bordin.

Fatkeqësisht, ata nuk u përpoqën ta zgjidhin këtë problem, madje e refuzuan edhe sugjerimin tim për t’i ndihmuar duke ulur rrogën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu