Të martën nga ora 19:30 luhet ndeshja e dytë finale e play-offit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë takohen Prishtina dhe Besa Famgas.
Besa Famgas është kampione në fuqi, kuse i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij kampionati.
Ndeshjen e parë finale të luajtur të shtunën në Pejë, Besa Famgas e fitoi bindshëm., 38:26. Ekipit pejan tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të siguruar titullin e ri të kampionit dhe për të vazhduar dominimin e plotë në Superligë.
Te Prishtina kanë premtuar angazhim maksimal në tentim për të mposhtur Besën dhe kështu për të siguruar ndeshjen e tretë të finales së plejofit. Prishtina në kampionat kishte dy disfata, ndërsa e humbi edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit.
Por më pas fitoi edhe më thellë ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe kështu kaloi në finale.
Në ndeshjen e parë finale, Besa herët bëri shkëputje në rezultat dhe mbajti vazhdimisht epërsi bindëse.
Ndeshja luhet pa praninë e shikuesve dhe duke respektuar të gjitha masat në luftë ndaj COVID-19.