Berisha: Rama hap një burg, mbyll një shkollë

0
Gjigandi

Në takimin e zhvilluar me mësuesit, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se ka vjedhje  të vazhdueshme në arsim, gjatë viteve të fundit. Nga 2013-ta deri sot, çdo vit numërohen 208 nxënës më pak në shkollat tona.

“Nderkaq janë 27% nxënës më pak se në vitin 2021. Ka një thellim të tmerrshëm të hendekut midis fshatit dhe qytetit. Ekziston një shpërfillje ndaj figurës së mësuesit. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Është i papranueshëm trajtimi i tyre material dhe zëvëndësimi me militantë partiakë duke thyer rregullat e lirisë. Në rast se merret infrastruktura, ajo sërisht është në rrënim. Sot 90% e shkollave janë pa ngrohje sepse kreu i Bashkisë, fondet i përdor për lustrim e jo për ngrohje. Shkollat në Shqipëri po mbyllen njëra pas tjetrës, ndërkohë që janë shtuar policët. ’’Hap një shkollë të mbyllësh një burg’’ e jo  ”hap një burg e mbyll një shkollë’’ siç vepron Rama,” tha Berisha në mbyllje të fjalës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu