Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, ka mbajtur sonte një fjalim si kryetar i ri i Partisë Demokratike.
Një mesazh Berisha dha edhe për rivalin e tij, Ibsen Elezi të cilin e përgëzoi për garën me integritet e qytetari.
“
U krye! U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë e shekullit 21. Nuk kam një fjalim të gjatë, por mirënjohje të madhe për të gjithë.
Se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj, dëshmitarë i pengesave të jashtëzakonshme. Njerëz të idealeve më të larta më fisnike, njerëz që bënë historinë në një proces të mrekullueshëm, ndaj mirënjohja shkon ndaj atyre. Kam një mirënjohje të pakufishme që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan kryetarin PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm është për mua detyrim i madh, por unë kam bindje që së bashku do t’ia dalim”,
ka thënë Berisha.
“
Jemi në mision, jemi burra dhe gra djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë dhe kemi për mision që proceset që njohu partia demokratike ti njohë mbarë Shqipëria dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton. Ishin të rinjtë, promotorët kryesorë të kësaj lëvizje ndaj dhe betimi im është se do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend. Ai që realizon ëndrrat e tij është pafundësisht i detyruar të bëjë gjithçka për realizimin e ëndrrave të të tjerëve. Më pak se një vit më parë, pasi më pyetën gazetarët, çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a do të rikthehesh në krye të PD dhe përgjigjja ime ishte ‘ever say never’. Ndaj dua t’iu them të gjithëve ‘ever say never’. Ne do të fitojmë. Kam një përshëndetje të veçantë për Elezin i cili si demokrat zhvilloi një garë të qytetëruar
“, u shpreh Berisha./tch