Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas daljes së rezultatit të votimit për kryebashkiakun e ri të Vorës, ku fitimtar doli kandidati socialist, Blerim Shera.
Ai ka postuar mesazhin e një qytetari, i cili bën me dije se në ato fleta votimi, ku emri i kandidatit të zgjedhur është shenjuar me “X me grremç”, sipas Berishës, është votë e blerë.
Postimi:
Kujdes! Kujdes!
‘X’ me grremç eshte vote e shitur,
-te hidhet ne kosh te plehrave!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.
Doktor Luan Hoti po blen elektoratin me lek ne Manze. Po shperndan me njerzit e tij nga 50 milek te vjetra per person U kane then me votuar keshtu. Po te nga se foton. Tek kryqi pak me lakim Qe ta kuptojne qe jane ata qe u ka dhene leket dhe kan votuar per luan hotin.