Teksa ish lideri opozitar Sali Berisha zhvillonte Kuvendin Kombëtar të grupit të përkohshëm të Rithemelimit ditën e sotme, Lulzim Basha ka kryer një takim me demokratët e Delvinës në një kafe të qytetit.
Basha gjatë takimit shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike.
Basha shprehu gatishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale.
“Delvina është një djep i mendimit dhe veprimit politik të djathë historik shqiptar. Mendoj se ka lënë gjurmë, jo të cekëta por të thella që janë frymëzuese për gjithë Shqipërinë.”
– tha Basha.