Fortuna nga Dyseldorfi si vendas u nda baras 2:2 me Hoffenheimin, në kuadër të javës së 30-të të Bundesliga I në futboll.
Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, u paraqit standard, por nuk arritën me Fortunën pikë të plota.
Berisha ka luajtur deri në minutën e 66-të dhe ndalën një pikë si vendas. Hoffenheim nga minuta e 9-të ka luajtur me një lojtar me pak kur u përjashtua nga loja Hubner, por as kjo epërsi numerike si ndihmoi vendasit.
Hoffenheim është në vend të gjashtë me 43 pikë dhe Fortuna e 16-ta me 28 sosh.
Paderborni befason në udhëtim, i merr pikë Leipzigut. Sfida mes këtyre skuadrave përfundoi baras (1:1).
Leipzig mbeti me një lojtar me pak nga minuta e 43-të kur Upamecano u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, ndërsa shqiptari Klaus Gjasula u paraqit i plotë për Paderbonin, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 22-të. Gjasula u zëvendësua në minutën e 76-të.
Schick në minutën e 27-të shënon për vendasit dhe Strohdiek në minutën e 90+2 për Paderbonin. Leipzig është në vend të tretë me 59 pikë dhe Paderborni në fund me 20 sosh.