Berisha kundër hartes gjyqesore: Ndëshkon mijëra qytetarë, është edhe antikushtetuese”

0
7
Gjigandi

Partia Demokratike është pozicionuar kundër hartës së re gjyqësore, duke bërë apel për anulimin e saj. Kreu i PD Berisha argumentoi se me mbylljen e 18 gjykatave në vend qeveria praktikisht po gjobit qytetarët, pasi u rrit kostot në një nivel të papërballueshëm.

“Me këtë vendim gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit të cilët duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe duke shpenzuar kohën e tyre.”

Lideri historik i së djathtës e ka cilësuar këtë hartë të re gjyqësore edhe shkelje të kushtetutës, pasi u mohon shqiptarëve aksesin në drejtësi.

“Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative. Bën që Gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët.”

Sipas Berishës nga ky vendim preken edhe grupet e interesit, duke nisur nga avokatët tek ekspertët apo noterët, mendimi i të cilëve nuk u mor parasysh nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Por nga ana tjetër, Berisha vuri në dukje se kjo hartë vendos drejtësinë në kontrollin e pak duarve.

“Ky projekt përqendron vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e 2-3 personave të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi.”

Kundër hartës së re territoriale ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që e mbështesin, të cilët kanë kërkuar një seance dëgjimore me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ministrin e Drejtësisë dhe avokatët për këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu