Ish kryeministri Sali Berisha vijoi ftesën për kryeministrin Rama për të kaluar në parlament një ligj që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.
Nga Elbasani, ku nisi fushatën elektorale për tu zgjedhur në krye të PD, Berisha theksoi se nëse kryeministri nuk qëndron ndër ligjin atëherë ligji nuk ka se si të zbatohet për qytetarët e thjeshtë.
“Ju siguroj se pas përfundimit të kësaj procedure ajo çka që unë synoj është punë, punë punë. Të fitojmë zemrat e qytetarëve, të organizohemi në mënyrën më serioze.
Thashë e rëndësishme është që ne të vendosim interesin kombëtar të parin, interesin e qytetarëve të parin, por mekanizmat janë të sigurta, të suksesit të ardhshëm.
Unë ju them ju se nga eksperienca ime e gjatë se kushti i të gjitha kushteve për të lëvizur këtë shoqëri është zbatimi i ligjit. Është vendosja e qytetarëve dhe politikanëve si të barabartë përpara ligjit. Ju e shihni që ky establishmet bën gjithça për të burgosur dhe persekutuar demokratët. Unë nuk them se nuk ka patur mëkatarë te demokratët, unë nuk them që nuk ka pasur korrupsion te demokratët.
Në përgjithësi ne ishim njerëz që qëndronim ndërligjin. Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit!
Ja u them unë që kjo nismë do eci. Kur kryeministri nuk qëndron ndër ligjin atëherë ligji hidhet në erë, nuk funksionon për qytetarin”,
tha Berisha.