Ish-kryeministri, Sali Berisha tha sot se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk mund të udhëtojë dot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se drejtësia amerikanen ka dosje për ish-kryetarin e PD-së
“Nëse ka një njeri që duhet të pyetet për afera pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha”, ka thënë Berisha.
“Ka dosje përvëluese. Është i kapur peng nga Edi Rama. Basha ka një seri procesesh, ka procesin me FBI-në, me drejtësinë belge e në mos do të ndërhyjë edhe ndonjë drejtësi tjetër, pasi afera është ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.
“Pyesni Lulzim Bashën pse u kthye nga Roma dhe nuk shkoi në SHBA. Nëse shkonte do të përballej me ligjin. Ku duhet të pyesni pse Edi Rama do të mbyllë dosjen e rusëve? Po dosja përvëluese Toyota Auris?, shtoi ai.
Berisha u kërkoi gazetarëve të hetojnë për këto çështje.
/abc24.al/