Një 32 vjeçar me inicialet P.K banues në Memaliaj, është referuar për ndjekje penale pasi në fshatin Vasjar, pranë rrugës nacionale, është konstatuar duke bërë nivelim të pronës së tij, me materiale inerte, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.
Rastet e tokave me pronarë të zaptuara nga intertet dhe të çuara për ndjekje penale kanë qenë të paktën 6 që prej vitit të kaluar por ende nuk ka pasur vendime penalizuese ndaj tyre.
Më problematike sa i takon zaptimit nga inertet mbeten tokat publike pa pronarë sidomos buzë lumenjve Drino e Vjosa.