Ish-banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme ishte komentuar mjaft shumë për veshjet e jetën e shtrenjtë.
Ajo madje kishte pasur debat me njërën prej banoreve e cila ia kishte shkelur padashje këpucët, duke i thënë se bëjnë 800 euro.
Derisa kjo më vonë u bë virale në rrjete sociale, biondja ditën e sotme (e martë) ka shpërndarë një postim në InstaStory.
Antonela Berisha (Foto: Screenshot/Instagram)
Bëhet fjalë për një dukje elegante ku kishte vënë në fokus një palë take, e ia kishte dhënë mundësinë ndjekësve që t’ia gjenin çmimin.
“Sa kanë kushtuar sipas jush, 1350 euro, 1600 apo 100?”, kanë qenë çmimet që e sakta ishte e para dhe bëri të ditur se këto kanë kushtuar 1350 euro.
Antonela ndryshe qëndroi për një kohë të shkurtër në BBV, gjersa mbahet mend më shumë për debatet me këngëtaren nga Maqedonia, Big Mama.
Krahas Big Brother, Berisha u bë e njohur nga programi i dashurisë “Përputhen”.
/abc24.al/