Momente tensioni ishin të pranishme përgjatë seancës së sotme plenare.
Nervozizëm dhe nxehje gjakrash ka patur mes deputetëve Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.
Të ulur pranë njëri-tjetrit, ka nisur një debat i nxehtë, çka solli nevojën e ndërhyrjes së deputetit Arlind Çaçani dhe Myslim Murrizi. Ky i fundit e tërhoqi nga krahu Valterin dhe e largoi nga vendi ku ishte ulur.
Më pas deputeti Valteri mori fjalën në foltore dhe i bëri një apel ministres Manastirliu:
“Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk di se çfarë flet.”
Shkruar nga: top-channel.tv