Bëhet virale një video e tmerrshme e reperit DaBaby, ku shihe duke sulmuar anëtarin e ekipit të tij

0
Bëhet virale një video e tmerrshme e reperit DaBaby, ku shihe duke sulmuar anëtarin e ekipit të tij
Gjigandi

Një video e reperit DaBaby që shfaqet duke goditur me grusht artistin e ekipit të tij, Wisdom gjatë një konfrontimi është bërë virale, vetëm dy javë pasi ai gjuajti me armë një hajdut në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.

Pas performancës së tij në eventin “Spring Jam 2022” në Colonial Life Arena të premten, interpretuesi i hitit “Suge”, 30-vjeçar u xhirua duke u përfshirë në një grindje të zjarrtë.

Të dy muzikantët arritën të gjuanin disa grushta ndaj njëri-tjetrit, teksa u filmuan nga të ftuarit në prapaskenë, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Përdoruesi i Instagramit, Prince Mazani, publikoi videon si dhe një shënim duke shkruar se DaBaby ‘në fakt kishte një arsye të vlefshme për t’u konfrontuar me atë tip’.

“Unë nuk e fal dhunën, thjesht kam qenë aty kur ka ndodhur. DaBaby kishte një arsye të fortë. Unë nuk jam duke mbajtur anën e tij, por e shoh pse ai bëri atë që bëri, kjo ishte videoja ime që por unë e mora të gjithë videon dhe do t’ju them pse DaBaby bëri atë që bëri”, shkroi ai.

Të mërkurën mbrëma, TMZ raportoi se DaBaby ishte ai që tërhoqi këmbëzën mbi një hajdut në rezidencën e tij në vlerë prej 2.3 milionë dollarësh në Troutman, Karolina e Veriut.

Në një regjistrim të thirrjes 911 të publikuar nga shërbimet lokale të urgjencës, reperi bën thirrje për ndihmë ndërsa njeriu që sapo kishte qëlluar mund të dëgjohet duke bërtitur në agoni në sfond.

“E qëllova në këmbë”, dëgjohej reperi duke i thënë një agjenti të 911 në një telefonatë urgjente gjashtë-minutëshe që u lëshua nga Iredell Emergency Communications.

Gjatë kohëzgjatjes së telefonatës, i dyshuari mund të dëgjohet duke qarë nga dhimbja, ndërsa reperi i thotë agjentit që kur policia të arrijnë në rezidencën e tij, tiu bien sirenave në mënyrë që ai të dëgjojë dhe të hapë portat.

DaBaby involved in another physical altercation, this time with his own artist 😳‼️
pic.twitter.com/WXSBxNT5Zl

– RapTV (@Rap) April 23, 2022

DaBaby jeton në kompleksin me pesë dhoma gjumi, i shtrirë në nëntë hektarë me një pishinë luksoze – vlera e së cilit në tërësi shkon në 2.3 milionë dollarë.

Reperi nuk është i panjohur për polemika, pasi ai disa herë ka pasur probleme me autoritetet në lidhje me sjelljet e tij.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu