Giancarlo Padovan, gazetari i njohur italian, dikur ish-drejtor i Tuttosport, sot opinionist te “Calciomercato.com”, ka bërë një parashikim se si e sheh ai fundin e Serie A dhe renditjen finale… Sigurisht, duke befasuar jo pak!
“Vendos Interin të parin, pasi është mësuar me nisje sprint dhe kjo do të jetë si një nisje e re, pas 3 muajsh!
Lazio menjëherë pas Interit sepse është super e motivuar për titull, ndërsa Juventusi e mbyll i treti. Arsyet janë dy: ka sulmin e katërt më të mirë në Serie A deh nuk do ta nisë me Higuain.
Por, edhe sepse do të mendojë për Champions dhe trajneri Sarri duhet të bëjë një program të ndarë në dy: për kampionat dhe Champions League”.