Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ sërish: Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë

0
Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ sërish: Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë
Gjigandi

Beatrix Ramosaj ka vazhduar të ‘thumbojë’ dhe të përdorë fraza që u bën të famshme gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP.

Një koment i këngëtares në foton e Bora Zemanit pas takimit romantik të prezantuese me Donald Veshajn në BB VIP u bë viral, kur Ramosaj nisi një lidhje me aktorin pak javë pas takimit të tyre.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemer në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit, të dua zemër”, kishte shkruar Beatrix në koment.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

RonaTyra

Ndërkohë, të njëjtën e ka përdorur edhe sot (e mërkurë) në një postim në Twitter duke marrë vëmendjen e fansave.

“Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë”, ka shkruar Beatrix në postim.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por krijuesja e këngës “Faj” prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix si një histori e njohur për publikun po vazhdon të komentohet pavarësisht se gjërat mes çifteve kanë përfunduar.

Pas një takimi me Borën në Big Brother VIP, Donaldi nisi një lidhje romantike me Beatrix brenda shtëpisë së famshme, por ata i ndanë rrugët menjëherë pas përfundimit të spektaklit. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu