Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj krahas angazhimeve me muzikë, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.
Artistja shqiptare poston vazhdimisht imazhe që komentohen dhe pëlqehen nga fansat e saj të shumtë, dhe një të tillë ajo e solli edhe së fundmi.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, Beatrix postoi një fotografi ku shihet e veshur në tuta sportive të kombinuar me një palë syze dhe çantë të zezë.
“Unë kam vrarë njerëz me mirës që nga dita e parë”, ka shkruar Beatrix sipër fotos teksa dukej në formë të mirë.
Të shumta ishin komentet dhe pëlqimet që mori nga ana e fansave, e qe ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e saj është bashkëpunimi me DJ Geek “Ma shumë se ti”.
Beatrix gjithashtu po vazhdon të jetë e komentuar edhe për shkak të romancës me aktorin Donald Veshaj me të cilin u njoh në Big Brother VIP, por që u nda menjëherë pas përfundimit të tij. /
abc24.al
/