BE ka nisur numërimi mbrapsh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
Gjigandi

Ndërsa minutat kalojnë dhe duket se nuk mbetet shumë kohë derisa Parlamenti Europian të marrë një vendim liderët europianë vijojnë apelet e tyre për Bullgarinë. Komisioneri për zgjerimin OliverVarhelyi shkruajti në Tëitter  apelin mesaduket të fundit për Bullgarinë.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit Bullgar  dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita #GERB @BoykoBorissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë“ ka përfunduar ai statusin e tij.

Ndërsa pak minuta më parë ndërsa mbërriti në Bruksel kancelari gjerman Scholz garantoi se Gjermania është e përkushtuar që Maqedonia e Veirut dhe Shqipëria të kenë një perspektivë të qartë.

Maqedonia e Veriut e ka ndryshuar emrin për tu bërë pjesë e BE tha Scholz. Sipas kancelarit gjerman kjo duhet të jetë shembull për vende të tjera. Maqedonia tha ai kandidoi në vitin 2003 për tu bërë pjesë e BE dhe nga 5 vite që ishte menduar të zgjaste procesi kanë kaluar 20 vite. Scholz premtoi ta shtynte këtë process përpara.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu