110 vjet shtet, Google surprizon shqiptarët për Pavarësinë

0
Gjigandi

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një ‘surprizë’ në këtë ditë të shënuar për shqiptarët. Google ka ndryshuar ‘kopertinën’, duke vendosur flamurin e Shqipërisë.

Flamuri i kuq me shqiponjën dy krenare valëvitet në qendër të faqes për përdoruesit në territorin shqiptar. Google, vendos vazhdimisht shenja të veçanta në faqen hyrëse, për festa apo përvjetorë personalitetesh të fushave të ndryshme.

Kjo traditë me flamurin shqiptar përsëritet prej vitesh tashmë nga Google.

Shqipëria feston sot 110-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës

Union Contact

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu