Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca.
Ambasadori shprehu mbështetjen që BE ka për Shqipërinë, ndërsa gjatë takimit ambasadori konkretisht u shpreh:
“Besoj se ju e mbani mend që kur kam qenë në Vlorë kemi thënë se ky do jetë vendi që do të organizojmë aktivitetet e ditës Europiane për 9 maj. Megjithatë kjo nuk ishte e mundur për shkak të COVID-19. Por ne s’do e lëmë me kaq dhe ndaj jemi sot këtu.
Doja që këtë gjë ta bënim në Vlorë për arsye të atij premtimi që kemi dhënë. Kjo fushatë që ne e kemi quajtur BE është këtu për ju. Ashtu siç e thatë dhe ju ne do vazhdojmë të investojmë në Vlorë.
Ne fakt bypass i Vlorës është simbol i së ardhmes. Ne sytë i kemi nga e ardhmja. Jemi këtu që të lancojmë këtë fushatë të rëndësishme që Europa është këtu me ju. Në fusha si transporti, bujqësia dhe të tjerë.
Kjo fushatë do zgjasi për tre muaj deri në 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsye se 15 dhjetori 2010 korrespondon me momentin kur qytetarët shqiptarë udhëtuan në BE pa viza. Dhe besoj se ky është rezultati i prekshëm çfarë mund të bëjë BE për Shqipërinë.
Dhe unë personalisht kam qenë në Bruksel kur ka arritur avioni i parë shqiptar pa viza. Pra BE është këtu me ju për t’iu përgatitur të gjithëve që ju të bëheni anëtarët e ardhshëm të BE-së. Dhe është kënaqësi që jam ne Vlorë për lançimin e kësaj fushate, pasi Vlora është një qytet vërtet ndërkombëtar.”
Burimi: top-channel.tv