Nuk ka më dyshime, Bayern Munchen ka mbyllur marrëveshjen me Manchester City-n për sulmuesin e krahut Lorey Sane. Bild ka publikuar lajmin se goditja është arritur dhe futbollisti i kombëtares gjermane sezonin tjetër do të luajë në Bundesligë.
Bild shkruan se kampionët e Gjermanisë nuk kanë shpenzuar shumë për lojtarin, as për rrogën e tij e as për kartonin. Futbollisti ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin gjerman. Shifra e shitjet së tij është nën 50 milionë euro.
Trajneri Pep Guardiola deklaroi se Sane kishte refuzuar 2 apo 3 oferta rinovimi me Bayernin. Sulmuesi donte të largohej që në edicionin e kaluar nga skuadra angleze, por dëmtimi pengoi gjithçka.