Edhe skuadra e Bayern Munich po bën thirrje për barazi racore.
ShBA tash e disa ditë po përballet me protesta të mëdha, pas vrasjes së George Floyd nga një polic i Minneapolis.
Vrasja nxiti reagime të mëdha, duke bërë që vendi të përballet me protesta të mëdha, të cilat u përcollën me zjarre e demolime të ndërtesave.
Por, fushata ‘Black Lives Matter’ po përhapet edhe në fushën e blertë të futbollit.
Sot, skuadra e Bayern Munich ka bartur shiritat me mbishkrimin ‘Black Lives Matter’, në ndeshjen kundër Leverkusen.
Sportistë të shumtë nga sporte të ndryshme janë përfshirë në këtë fushatë, duke kërkuar barazi racore.