E kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës do të risjellë Bio Fest. Shumë ekonomi të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë te produktet bio të zonave periferike, do të ekspozojnë nesër produktet e tyre në një festë të veçantë të zhvilluar në Farkë.
“Përjeto një ditë ndryshe te Liqeni i Farkës, pranë freskisë dhe ushqimeve bio. Nesër në orën 18:00, eja dhe argëtohu në “Bio Fest – Farkë”. Përveç ushqimeve të mrekullueshme bio, nuk do të mungojnë aktivitetet sportive dhe muzika për të gjithë të pranishmit”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë një vend të veçantë në ekonominë e Tiranës.
Burimi: top-channel.tv