Basha: Të enjten e kaluar u nis arrestimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, por u kthye mbrapsht

0
Basha: Të enjten e kaluar u nis arrestimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, por u kthye mbrapsht
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të enjte ka bërë një deklaratë të fortë jashtë Kuvendit të Shqipërisë, duke deklaruar se PD ka disa raportime që ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht se të enjten e kaluar ishte nisur arrestimi i një deputeti të PS-së, por që është kthyer mbrapsht.

“Ne kemi raportime të pakonfirmuara se të enjten e kaluar është nisur procesi i arrestimit të një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe është kthyer mbrapsht. Kur i them nuk i luan as topi, kemi raportime të pakonfirmuara për sjellje të njëjtë në raport me të paktën një anëtar të grupit parlamentar të PS, deputet për ndryshe do thoja ministër”,

tha Basha.

Po ashtu, kryedemokrati i dha një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili i tha Jorida Tabakut një ditë më parë teksa po dëshmonte në Komisionin Hetimor për inceneratorët se nuk do e përmendte kurrë Bashën, nëse ky i fundit do të shkonte një ditë në burg.

“Nuk kam ndërmend të bie në nivelin e Ramës se ndryshe mund t’i thoja se në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare. Rama për 10 orë u përpoq t’ja hidhte me batuta, por kjo s’mund të kalojë me batuta”,

RonaTyra

tha Basha.

Sipas tij, nuk mund të harrohet se për më shumë se dy javë, në mënyrën më të paprecedentë në 30 vite pluralizëm, opozita, Partia Demokratike, Komisioni Tabaku, ia ka dalë të zbardh të vërtetën e aferës më të madhe korruptive në këto 30 vite, që është afera e inceneratorëve.

“430 milionë euro të cilat i janë zhvatur qytetarëve shqiptarë në një mënyrë dhe në një formë nga Edi Rama, nga të paktën 3 ministra të tij, të paktën 3 kryebashkiak të tij dhe nga 2 sekretarët e tij të përgjithshëm. Ai i kryeministrisë dhe ai i partisë në rolin e tij si ministër, pra, Ëngjëll Agaçi dhe Damian Gjiknuri, nuk mund të futen në thes aq sa mund të futen këto katër minare të xhamisë së Namazgjasë, aq mund të futet në thes kjo e vërtetë

“, tha ai.

Kryedemokrati theksoi më tej se dikush është edhe vet i çuditur që s’është nën pranga tani që është akoma në atë sallë kur duhej të ishte bashkë me Lefter Kokën dhe Saimir Tahirin tek 313-ta.

“Ajo që dua të bëjë të qartë për qytetarët, të cilët e kanë kuptuar se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që kjo është vjedhja e shekullit, 430 milionë euro të shqiptarëve janë marrë nga një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga politikanët e nivelit të lartë nga kryeministri, ministrat, kryebashkiak dhe nga një grup personash që kanë funksionuar edhe si fasadë dhe si prestanome, por edhe si përfitues indirekt të thërrimeve të kësaj afere, por bëhet fjalë për fakte objektive të cilat përbëjnë indice për veprim nga SPAK-u”

, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu