Basha reflekton për listat e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie: Do vendosë anëtarësia, jo unë

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej orës 11:00 ka mbledhur kryesinë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Basha kërkon përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie nga anëtarësia e PD, “Parimi një anëtar, një votë”.
Basha, i propozoi sot kryesisë së partisë nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Pra për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie. 
Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu