Nis reforma me dyer të mbyllura/ PS ulet përballe më PD e LSI me praninë e OSBE

0
Gjigandi

OSBE, organizoi një tryezë të dytë me partitë politike me fokus financimet e fushatave elektorale nga ku ekspertët e huaj sollën praktikat më të mira ndërkombëtare. Ivi Kaso përfaqësuesi opozitës së bashkuar renditi disa propozime konkrete.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Në takimin me dyer të mbyllura opozita e bashkuar kërkoi, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore.
Financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta.
Sikurse edhe përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët. Sipas opozitës nevojitet edhe ashpërsimin e kornizës ligjore për kompanitë që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.
Forcimi i rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacionet politike, është tjetër propozim i opozitës.
Kryedemokrati Basha paralajmëroi, bërjen publike të draft amendamenteve të reformës zgjedhore javës që vjen. Ndërsa socialistët përmes Damian Gjiknurit kërkojnë që reforma zgjedhore të prekë edhe televizionet.
Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës parlamentare kanë ngulmuar edhe në këtë tryezë për ndryshimin e sistemit. Sipas tyre ndryshimet e kodit zgjedhor i ngjajnë një gome biçikletë shpuar të cilës i vendosen pulla për ta fryrë edhe njëherë tjetër.
Muhamed Veliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu