Basha: Me Ramën kam folur 2 herë për humbjet në familje, “marrëveshja” shpifje e treshes së tranz…

0
Basha: Me Ramën kam folur 2 herë për humbjet në familje, “marrëveshja” shpifje e treshes së tranz…
Gjigandi

Shpifje e ka cilësuar Lulzim Basha deklaratën e kryeministrit Edi Ramës i cili gjatë Kongresit të PS tha se i ka dërguar një mesazh duke e paralajmëruar se PD do të shkojë në këtë situatë. Teksa e mohoi këtë deklaratë, Basha tha se me Ramën ka komunikuar vetëm dy herë dhe në këto raste theksoi se kanë qenë mesazhe ngushëlluese për dy humbje respektive që kanë pasur në familje.

Pyetje: Bëni Ramën përgjegjës për krizën, por Rama ka deklaruar se u ka bërë me dije me anë të një mesazhi që PD do shkonte në këtë gjendje ku është tani ndërsa theksoi se ka gabuar me një vit. A është e vertetë?

Basha:

Kjo është shpifje. S’ka pasur komunikim. Ka pasur komunikim për dy humbje në familje. Këto kanë qenë. Ato që thotë Rama janë gënjeshtra. 3 e tranzicionit hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Si i japim fund vjedhjes, një e ka drejtësia dhe një politika. Këto prodhojnë cirk hedhin gënjeshtra dhe askush s’jep zgjidhje. Unë jam përpjekur për një kulturë tjetër politike.

Sipas Bashës akuzat për marrëveshje me Ramën janë shpifje e treshes së tranzicionit, referuar këtu kryeministrit, ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Meta.

RonaTyra

“Akuzat janë shpifje të treshes së tranzicionit. Partia Demokratike e vlerave është aryeja e vetme që mund të dalim nga kjo situatë. Me demokratët janë takime për të mundësuar një debat të vërtetë për frymë pozitive të bashkimit. Kam qenë në krah të demokratëve çdo ditë. Personalizimi është sëmundja më e keqe që u ka ngjitur politika. Askush s’ka në dorë ta bëjë të zezën të bardhë. Ne kemi të dorë të jemi të vërtetë me veten e qytetarët, të pranojmë gabimet që kemi bërë dhe të krijojmë një aksion që ta çlirojë Shqipërinë nga kjo situatë ku është futur.  Një qeveri e zhytur në skandale  që bën sikur ska ndodhur asgjë. Përpjekja për të zhvendosur edhe vëmendjen  e publikut te një interes personal i një njeriu vjen me një kosto të madhe për Pd dhe qytetarët. S’kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu