Ashtu siç paralajmëruan, Bardhi dhe Azet, kanë publikuar duetin e tyre të radhës.
“Hayat” mban titullin projekti i dyshes së famshme, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Tekstin dhe melodinë e kanë krijuar vet këngëtarët, kurse producimi u bë në studion e SBS Entertainment.
Foto: Screenshot/YouTube
Masterizimi ndërkohë u mundësua nga Nome Ent me klip të bërë nga produksioni i njohur, XL Films.
Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre, pas “Jeta jem” që e sollën në shtator të vitit të kaluar.
Foto: Screenshot/YouTube
Azet përndryshe në vitin 2021 ka qenë nën menaxhim të Jetmir Agajt, për koncertet që ka realizuar në trojet shqiptare.
I njëjti prej vitesh është zhvendosur në Gjermani.
/abc24.al/