Barcelona ushtron trysni

0
Gjigandi

Barcelona është duke ushtruar trysni ndaj Arthur Melos për ta pranuar kalimin në Juventus, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi mes dy klubeve për Miralem Pjanicin.

Gjiganti dhe lideri i La Ligës është goditur fort nga kriza e shkaktuar nga pandemia koronavirus dhe si pasojë ka nevojë t’i rrisë financat.

Muajin e fundit shumë mediat të ndryshme në Spanjë dhe Itali kanë raportuar se Barça dhe Juve kanë arritur marrëveshje tashmë për shkëmbimin kokë me kokë Pjanic-Arthur.

Pjanic është i etur t’i bashkohet kampionit spanjoll, por Arthur është duke refuzuar.

Sipas gazetës katalonase Sport, Barcelona nuk mund të presë më dhe ka filluar të ushtrojë trysni ndaj Arthurit për ta pranuar kalimin në Serie A.

RonaTyra

Nuk do të jetë e lehtë, por hapi i parë u hodh mbrëmë, kur trajneri Quique Setien e la a të në bankën rezervë në fitoren e thellë të Barçës 4:0 kundër Real Mallorca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu