Barcelona thumbon rivalët pas vendimit për “Topin e Artë”: E dinim kush ishte fituesi.
Nuk ka munguar edhe reagimi i klubit të Barcelonës për sa i përket anulimit të “Topit të Artë”.
Katalanasit me anë të një postimi zyrtar shkruajnë: “Jemi në dijeni për anulimin e eventit dhe e kuptojmë arsyen përse në këtë vit nuk do të kemi asnjë fitues, edhe pse për ne nuk ka asnjë dyshim se kush është lojtari më i mirë në botë”.
Një thumbim ironik ndaj rivalëve duke u kujtuar atyre se, për ta, Lionel Mesi është ende futbollisti më i mirë në planet.
“Pleshti” edhe pse bëri një sezon jo të mirë në La Liga, ka shanse për të fituar Champions-in. Gjithsesi, për këtë vit Deklarata duket se ai dhe Ronaldo mund të luajnë të qetë pa menduar për trofeun prestigjioz.