Barcelona s’duhet ta rikthejë Neymarin, thotë ish-sulmuesi brazilian

0
Gjigandi

Ish-sulmuesi i Brazilit, Giovane Elber, thotë se Barcelona nuk duhet ta kthejë Neymarin në klub për shkak të vendimit të bashkatdhetarit të tij për ta braktisur Barçën për Paris Saint-Germain vite më parë.

Për Neymarin është përfolur se do të kthehet në Barçë, gati tri vjet pasi u largua për t’iu bashkuar PSG-së për një shumë të majme që e theu rekordin botëror të transferimeve, 222 milionë euro.

Por Elber, i cili ishte yll në Bayern Munich dhe e përfaqësoi Brazilin në 15 ndeshje gjatë karrierës së tij, theksoi se gjiganti i La Ligës nuk duhet ta kthejë Neymarin në klub.

I pyetur nga Cadena SER nëse Barça duhet ta kthejë Neymarin, Elber tha: “Jo. Për shkak se ai e braktisi Barcelonën, për mua nuk ka mundësi që ai të kthehet në Barcelonë”.

“Zot i madh, nuk do të bëhesh lojtari më i mirë në botë duke luajtur për PSG-në. Për ta arritur këtë duhet të shkosh në Real Madrid apo Barcelonë, në një ekip me të cilin mund ta fitosh Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

RonaTyra

“Mendoj se PSG-ja nuk do të mundë ta fitojë Ligën e Kampionëve as në katër vjetët e ardhshme”, nënvizoi ai. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu