Pandemia e koronavirusit si duket po e humbet betejën të cilën e ka nisur muaj më parë.
Shumë shtete evropiane tashmë ngadalë kanë nisur të rikthehen në fazat stërvitore.
Nga to edhe Barcelona sot ka nisur grumbullimin e lojtarëve e ku padyshim vëmendja ishte te ylli i skuadrës Lionel Messi i cili me maskë dhe dorëza është parë duke u futur në ambientet e klubit.
Në stërvitjen e sotme, futbollistët i janë nënshtruar testeve fizike.
Ky është një sinjal i mirë që kampionati në Spanjë do të fillojë shpejt.