Barcelona dhe Inter vazhdojnë të negociojnë për Lautaro Martinez, me ekipin katalanas që ka përfshirë në ofertë edhe dy lojtarë: Zhunior Firpo dhe Nelson Semedo. Por marrëveshja duket se po vonon shumë me Real Madrid, Mançester Junajtid dhe Liverpul që po monitorojnë situatën e sulmuesit.
Argjentinasi ka një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh që katalanasit nuk dëshirojnë ta paguajnë sidomos nëse ata nuk shesin ndonjë lojtar për të rritur të ardhurat e tyre. Futja e futbollistëve të tjerë në tratativa duket se po nxjerr probleme mes dy skuadrave me Semedon dhe Firpon që e dëshirojnë një transferim tek Inter, por këto të fundit nuk pajtohen me vlerat e futbollistëve në fjalë.
Mediat italine raportojnë se Lautaro Martinez e ka njoftuar klubin zikaltër se dëshrion të largohet në fund të sezonit por hezitimi i Barcelonës për ti paguar klauzolën po shakton probleme.
Duke parë këto rrethana sipas gazetës spanjolle “Marca” klube si Real Madrid, Mançester Junajtid dhe Liverpul po monitorojnë situatën dhe janë gati ti ofrojnë Interit oferta konkrete për Lautaron.