Drejtuesit e Barcelonës kanë dërguar ofertë zyrtare te Interi për angazhimin e Lautaro Martinezit, për të cilin dëmshpërblimi është 111 mln euro.
Skuadra katalonase është gati të paguajë 70 mln euro kesh në konton e skuadrës nga “Xhuzepe Meaza”, ndërsa në këtë pako e përfshin edhe mbrojtësin e krahut të majë Zhunior Firpo, i cili zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi një gol për Barcelonën.
Trajneri i Interit, Antonio Konte, më shumë kërkon mesfushor dhe obcionet janë të shumta, duke përfshi këtu Arturo Vidal ose Ivan Rakitiq, mirëpo Barcelona ka ofruar vetëm Zhuior Firpon.
Bisedimet do të vazhdojnë në mënyrë intenzive edhe në periudhën e ardhshme, pasi që Barcelona është e gatshme që të blejë sulmuesin argjentinas nga “neroazzurët”.