Portieri brazilian Neto iu bashkua Barcelonës verën e vitit të kaluar nga Valencia.
Neto ishte pjesë e shkëmbimit me holandezin Jasper Cillessen që iu bashkua klubit nga Mestalla.
Por portieri brazilian nuk ka bindur drejtuesit e Barcelonës dhe pritet largimi i tij në verë.
Katalunasit synojnë të fitojnë rreth 20 milionë euro nga shitja e Netos, për të cilin interesim ka shfaqur Roma.
Kampioni në fuqi i Spanjës e ka gjetur tanimë portierin që do të jetë rezervist i Marc Andre Ter Stegen dhe ai është Pepe Reina.
37-vjeçari është i huazuar te Aston Villa nga Milani dhe ka pranuar të rikthehet te Barcelona.
Reina ka dalë nga akademia e Barcelonës, teksa nga viti 2000 deri më 2002 ishte pjesë e ekipit të parë.
Villareal, Liverpool, Napoli, Bayern Munich, Milan dhe tani Aston Villa kanë qenë skuadrat e Pepe Reinas që pas largimit nga Barcelona.
Gjithsesi para se të ndodh ky rikthim, Reina do të duhej t’ia mendojë vetë prishjen e kontratës me Milanin dhe t’i bashkohet Barcelonës si futbollist i lirë.