Skuadra e Barcelonës ka arritur fitore në ndeshjen e sotme të zhvilluar kundër Villarrealit.
Golin e epërsisë Barcelonës ja dha Torres me autogol.
Kurse për Barcelonën arriti të shënojë edhe Suarez për ta dyfishuar kështu epërsinë.
Mirëpo Barcelona nuk u mjaftua me këto dy gola pasi që arritën të shënonin edhe Griezmann dhe Ansu Fati.
Po ashtu Messi arriti që të shënojë në këtë ndeshje mirëpo goli i tij u anulua pas shikimit të VAR-it.
Me këtë fitore Barcelona grumbullon 73 pikë, ku ka 4 pikë më pak se lideri Real Madridi.