Barcelona pagoi 125 milionë euro (referuar Transfermarket) për të blerë Ousmane Dembelenë nga skuadra e Borussia Dortmundit në verën e 2017. Para që deri më tani nuk janë justifikuar aspak nga mistreci francez që është dëmtuar shpesh dhe ka treguar një sjellje të keqe për shkak të karakterit të tij.
Kampionët e Spanjës duan ta shesin dhe janë gati të shesin dhe të humbasin një shifër të konsiderueshme për kartonin e tij. Ata duan të përfitojnë vetëm 40 milionë për shitjen e futbollistit francez.
Sulmuesi fiton një rrogë të frikshme prej 200 mijë eurosh në javë, ndërsa klubi do të largojë nga vetja problematikun. Ka disa ekipe që duan shërbimet e futbollistit, pasi PSG nuk e ka problem që të paguajë një shifër të tillë për futbollistin e talentuar shkruan Sport.