PSG ka nisur nga puna dhe do të vendosë për të ardhmen e Neymarit.
Brazilianit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe drejtuesit e francezëve e kanë të qartë se duhet të veprojnë shpejt dhe të mos e humbasin 28-vjeçarin për pak para.
Neymari është ende në listën e dëshirave të Barcelonës, por do të jetë shumë e vështirë për katalanasit që të tentojnë yllin këtë verë.
Ai është i kushtueshëm dhe kriza e COVID-19 ka dëmtuar jo pak buxhetet e klubeve.
Francezët në krahun tjetër nuk duan të humbasin brazilianin për pak para, prandaj do të kërkojnë rinovimin me të.
Drejtuesit e shohin Neymarin së bashku me Mbappe si dy lojtarët që do të shkruajnë të ardhmen e artë të PSG.
Futbollisti po stërvitet me ekipin e tij dhe po bëhen gati për ndeshjen e Championsit kundër Atalantës.