Barcelona ka definuar planin për t’u rikthyer përsëri në seancat stërvitore.
Gjatë javës së ardhshme, lojtarët do t’iu nënshtrohen testeve të koronacirusit, dhe nga 10 maji ata do të jenë të gatshëm të rifillojnë stërvitjet individuale.
Pas dritës së gjelbër nga Ministri i Shëndetësisë, Barcelona tashmë po planifikon që të kthehet në stërvitje që në javën tjetër, mes së martës dhe mërkurës.
Sapo rezultatet e testeve të dalin, Barca do të rifillojë stërvitjet në qendrën ‘Ciutat Esportiva’, por vetëm stërvitje individuale.
Njësoj si Barca, edhe Real Madrid planifikon që të kthehet në stërvitje më 11 maj.