Barça – Atletico, derbi me peshë

0
Gjigandi

Gjiganti katalunas nuk guxon të gabojë ndaj “Los Colchoneros” sonte nëse dëshiron të vazhdojë ta kërkojë titullin e kampionit

La Liga do ta sjellë sonte derbin e javës së 32-të ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Gjiganti katalunas nuk ka më vend për gabime nëse dëshiron të mbetet në garë për titull të kampionit.

Ekipi i Quique Setien i ka dy pikë më pak se Reali dhe duhet t’i fitojë ndeshjet në vijim, në tentim për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Nga ana tjetër, ekipi i Diego Simeones është mjaft i papërshtatshëm dhe do të shkojë paksa më i relaksuar në “Camp Nou”.

RonaTyra

Atletico është në vendin e tretë me 58 pikë, 6 më shumë se Getafe, që është e pesta.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte dhe do të fillojë në orën 22:00.

Ndërkohë, Sevilla do të mundohet ta shfrytëzojë gabimin e “Los Colchoneros” dhe me një fitore ndaj Leganes t’i afrohet ekipit madrilen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu