Banorët e ‘Porto Romanos’ në protestë për heqjen e depozitave të gazit: Është fushë e minuar! Në rast shpërthimi, shuhet e gjithë zona

0
13
Gjigandi

Banorët e Porto Romanos kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë, pasi kërkojnë largimin e depozitave të gazit nga lagjja e tyre.

Sipas tyre, kjo depozitë gazi rrezikon në masë të madhe jetën e banorëve, si dhe është e treta herë që në zonë ka shpërthime dhe frika e tyre më e madhe është përsëritja e Gërdecit.

“Kjo është një fushë e minuar, t’i vënë gishtin kokës, është kot edhe kryeministri i vendit, po të jetë puna unë jam i majtë. Në fillim na kanë ardhur dhe na janë prezantuar si biznese kozmetike, dhe më pas e kanë bërë depozitë gazi”, tha një prej banorëve.

Kërkesa e tyre është që firma që ka instaluar depozitat e gazit, të largohet nga ai vend. Kujtojmë se dy javë më parë në këtë vend ka shpërthyer një zjarr gjatë procesit për mbushjen e bombolave të gazit të përmasave të ndryshme, ku për rrjedhojë banorët  kanë ndëshkuar firmën “Power Gas” me masë administrative.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu