Ballkani nga Theranda si bombë atomike ka qenë për Dukagjinin e Klinës, duke e shkatërruar me rezultat 5:1.
Vendasit nuk kishin forcë të ndalnin sulmin si stuhi të djelmoshave të kryetrajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi.
Ballkani importoi tri pikë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit, ndërsa Dukagjini ka kohë që ka humbur shpresat për mbetjen në shoqërinë e më të mirëve.
Në minutën e 24-të, korpulenti Blendi Baftiu shënon gol të bukur nga rreth 25 metra, 0:1.
Në pjesën e dytë mysafirët shkatërruan me gola Dukagjinin, Në minutën e 47-të, Blend Baftiu nga penalltia shton epërsinë, 0:2. Ermal Krasniqi me dinakërinë shënon për 0:3 në minutën e 61-të.
Blendi Baftiu realizon het-trik në minutën e 72-të, 0:4. Në minutën e 83-të, Arthur Magani shënon për 0:5 dhe në atë të 85-tën Granit Elezaj ngushton humbjen në 1:5.
Pas 28 javësh në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani ngjitet në vend të tetë me 56 pikë dhe Dukagjini është në fund me 10 sosh. Ballkani vazhdon luftën e ashpër për titull.