Ballkani e Drenica kërkojnë fitore

0
Gjigandi

Superliga e Kosovës fillon javën e 29-të me tre ndeshje interesante gjatë ditës së sotme.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, aty ku ‘Skifterat’ presin në shtëpi Prishtinën.

Bardhekaltërit pozicionohen në vendin e dytë me 57 pikë, katër më pak se liderja Drita dhe dy më shumë se vendi i katërt që mbahet nga Gjilani – e me të cilin luan sot.

Në anën tjetër, Ballkani e pret një përballje e vështirë kundër Llapit në Suharekë. Pikërisht Llapi është skuadra e vetme që nuk është mposhtur nga Ballkani këtë sezon, duke barazuar dy herë.

Një tjetër takim interesant pritet të jetë ai mes Drenicës dhe Ferizaj, me këta të fundit që me një humbje eventuale shuajnë çdo shpresë për të mbijetuar në elitën e futbollit për sezonin tjetër.

RonaTyra

Të gjitha takimet nisin në orën 17:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu