Balla: Emrin dërgojeni me email. Duam një figurë.!

0
Balla: Emrin dërgojeni me email. Duam një figurë.!
Gjigandi

Mazhoranca socialiste vijoi sot konsultimet për çështjen e kandidaturës së Presidentit të ri të vendit.

Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot një tryezë konsultimi publik me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Takimi ishte thirrur nga shumica parlamentare, në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Balla u kërkoi Shoqërisë Civile që propozimet e tyre për emra konkretë kandidaturash t’i dërgojnë në emailin zyrtar të PS, jo të thuheshin gjatë këtij takimi.

“Mendoj që në këtë fazë të parë do mirëprisnim më shumë sugjerime për procesin, kandidaturën ta bëni përmes adresës email, se nga eksperienca ime, pa marrë lejen personit është pak e vështirë ti bësh emrin propozim”.

RonaTyra

Ndërkohë Balla tha se nuk është e vërtetë ajo që mund të thuhet se mazhoranca e ka zgjedhur kandidatin tashmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu