Sot do të mbahet mbledhja e Këshilli Kombëtar të Integrimit.
Punimet e Këshillit do të nisen nga kryetarja, Rudina Hajdari, në orën 11:00 e cila do të pasohet nga ambasadori i Bashkimit Europian, Soreca, dhe më pas Presidenti Meta. Pas tyre, në sesionin e dytë të takimit do të diskutojnë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, e pas tij kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pas tyre, në përmbyllje të takimit do të flasë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që mban edhe postin e zv.kryetarit të këtij Këshilli.
Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit vjen në një kohë, kur zyrtarisht Bashkimi Europian ka dhënë aprovimin për nisjen e procesit të negociatave me vendin tonë.
Takimi ishte planifikuar për tu zhvilluar në Pallatin e Kongresve, por për shkak të pandemisë së COVID-19 do të zhvillohet online.
Shkruar nga: top-channel.tv