Mund të ishte një nga futbollistët më të mirë me origjinë shqiptare, por Donis Avdijaj e çoi karrierën e tij për dreq. Futbollisti shqiptar mbahet mend si i riu që firmosi klauzolën e 47 milionë eurove me Schalken dhe bëmat e tij jashtë fushes. Sulmuesi ende nuk ka gjetur veten, madje nuk po luan as në një kampionat si Skocia.
Ai është me skuadrën e Harts, por nuk ka bërë shumë, madje ka bërë shumë pak sepse ka luajtur vetëm 2 ndeshje. “Refuzova një ofertë të madhe nga Liverpool dhe ai ishte gabimi im më i madh. Kjo ndodhi para se të firmosja kontratën afatgjatë më Schalke 04. E kisha në zemër atë klub. Më donte edhe Real Madrid kohë më parë. U lumturova nga kontrata që firmosa dhe klauzola 47 milion eurosh në vitin 2014.
“Në fakt as nuk e dija çfarë ishte në të vërtetë. Ende mendoj se nuk kisha mbështetjen e duhur nga Schalke. Po ta kisha pasur, gjërat do të kishin shkuar shumë më ndryshe.
Kisha firmosur dhe nuk stërvitesha me profesionistët. Isha thjesht djali me klauzolën 47 milion euro”, – tha “mistreci” Avdijaj.