Policia në Zvicër janë vënë në kërkim të një individi pak harraq që kishte lënë në një tren një pako me shufra floriri me vlerë $190,000.
Pakoja me shufrat e arit u gjet në një vagon të trenit Hekurudhave Zvicerjane që po udhëtonte nga qyteza verilindore e St Gallen drejt Lucerne, qytet në qendër të vendit, në tetor të viti të kaluar, thanë autoritetet.
Ato shtonin se megjithë “hetimet e zgjatura,” i zoti i pakos me vlerë të madhe nuk është zbuluar , sipas njoftimit të publikuar në gazetën e kantonit të Lucerne.
Pasi autoritetet nuk mundën të lokalizonin pronarin e ngarkesës së çmuar me vlerë $191,000, ajo është konfiskuar nga zyra e prokurorisë.
Tashmë autoritetet vendosën të publikojnë çështjen e tyre me qëllim të gjejnë zotëruesin misterioz të thesarit.
Në buletinin e fundit të njoftimeve ata thonin se i zoti ka pesë vjet kohë për të pretenduar pronën.
Një zëdhënës i zyrës së prokurorisë tha për mediat se për origjinën e mallit janë bërë hetime të shumta por ata nuk dhanë më shumë detaje.
Burimi: top-channel.tv