Tifozët e Heidenheim nuk mund të pajtoheshin thjesht me humbjen nga Werder Bremen në ndeshjen e kthimit të barazhit për Bundesligë.
Skuadra nga Bavaria barazoi 0: 0 në Bremen në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit pranoi dy gola në shtëpi dhe humbën një shans historik duke luajtur 2:2.
Pas ndeshjes, futbollistët e Werder festuan mbijetesën e tyre në rangun elitar para stadiumit, gjë që tifozët vendas nuk e pëlqyen.
@bpol_bw Video Angriff #Werder-Bus durch #Heidenheim Idioten wurde mir über eine WhatsApp-Gruppe weitergeleitet. Vielleicht nützt es Ihnen zur Verfolgung und Identifizierung der Täter. #FCHSVW #Relegation2020 #FCH #HDH pic.twitter.com/jNnlgkHbeX
— Bertento (@bertento) July 7, 2020
Ata sulmuan futbollistët mysafirë, së pari duke i spërkatur me birra dhe më pas sulmuan me gurë autobusin e tyre.
Prestigjiozja “Kiker” shkruan se në autobus u hodhën shumë gurë dhe shishe qelqi, duke thyer kështu dritaret.
Policia tha se ka arrestuar disa sulmues dhe thuhet se një person ishte shtruar në spital me lëndime në kokë.