Danimarka mundi Austrinë e Ralf Rangnick 2-1 në Vjenë, në një ndeshje që u vonua për shkak të një ndërprerjeje të energjisë. Si rezultat, tifozët tentuan ta ndriçonin stadiumin me celularët e tyre.
Kur ndeshja filloi përfundimisht, Pierre-Emile Hojbjerg i Tottenham hapi rezultatin pas gjysmë ore për ekipin mysafir. Austria barazoi pak më shumë se 20 minuta të mbetura, pasi Xaver Schlager shfrytëzoi pasimin e dobët të Kasper Schmeichel.
Megjithatë, me pesë minuta të mbetura, Jens Stryger Larsen realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës për t’i dhënë Danimarkës tri pikët. Por, gjëja e çuditshme ndodhi në “bilbilin” e fundit.
Kjo për shkak se një gropë e madhe misterioze u shfaq në fushë pas vëshëllimës së trefishtë të kryesorit. Ndërsa lojtarët po largoheshin nga fusha, u shfaq vrima në mes të fushës.
When the kick-off was delayed between Austria and Denmark tonight due to a power outage, the stadium entertainment team got creative.
A Mexican wave, with mobile phone lights, set to Johann Strauss. Enjoy a bit of culture! 🇦🇹🎶📱🔦pic.twitter.com/xBdLxspyaX
– FIFA.com (@FIFAcom) June 6, 2022
Lojtarët danezë dukeshin shumë të intriguar dhe Skov Olsen madje e futi këmbën aty. Një ndërprerje e energjisë dhe një vrimë e madhe që shfaqet në fushë., çfarë po ndodh?
Epo, një përdorues i rrjeteve sociale duket se kishte një shpjegim të arsyeshëm për vrimën: “Një nga linjat kryesore të kullimit do të jetë dëmtuar. Që do të thotë se i gjithë uji nga fusha ka rrjedhur në një zonë duke grumbulluar dhe gërryer zhavorrin e kullimit”.