Diego Pablo Simeone në historinë e Atletico Madrid dhe të La Liga-s.
Me fitoren e arritur të shtunën kundër Alaves, Cholo është bërë trajneri më fitues i Colchoneros në historinë e kategorisë kryesore të futbollit spanjoll.
Janë plot 195 fitoret e argjentinasit, një më shumë se Aragones.
Klubi spanjoll ka dashur ta festojë këtë të arritje të Simeone-s me një postim special në Twitter dhe një komunikatë në faqen zyrtare të klubit.